Friday, March 14, 2014

Origjina e Dites se Veres eshte nga Cermenika.!

Origjina e dites se veres fillon qe nga kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Librazhdit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Librazhdit por  edhe me shume ne qytetin e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë.

Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Librazhdit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit te cilen e pastronte ate si dhe nxirrte dhe lante te gjitha teshat e dimrit ne nje burim afer fshatit Kuturman e cila quhet ''Linjat e Zanes''Pasi ajo lante rrobat zbriste ne fushat e Elbasanit per te mbledhur lulet qe kishin filluar te cilnin. E trashëguar brez pas brezi,kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon me shume qytetit te Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por festa e verës, që kremtohet në zonat e Librazhdit por edhe ne qytetin e njohur ndryshe “qyteti në kërthizë të Shqipërisë”, nuk është vetëm për kete zone. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël te cilet shkojne dere per dere per tju uruar dite veren njerezve ne familje te ndryshme ne fshatra me shprehjen '' Tgjet dite verja me shnet '', ata  janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët tregojnë se një natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit, herët në mëngjes, hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë. Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët, zakonisht, e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojëra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë, e gjithe zona urojnë njëri-tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.
Urojme qe kjo tradite tashme qe te mos humbe por te ruhet dhe te promovohet si nje fete pagane me mjaft vlere per komunitetin e ketyre zonave .

Sunday, March 2, 2014

Kisha e Koshorishtit (Shpella Kishe), Shpella Eremite ..!

Foto te realizuar ne Shpellen Eremite ne Koshorisht , mendohet qe kjo ''shpelle kishe'' te jete realizuar gjate shekullit te II apo te III te eres sone gjate perhapjes te kirshterimit ne Europe,kur sundimi Bizantin i ndiqte misionaret dhe prifterinjte per ti mos lejuar perhapjen e kirshterimit. Nga perndjekja keto njerez jetonin larg ne zona te thella sic ishin ne rrethin e Librazhdit : Kisha e Koshorishtit , Shpella kishe ne Urake dhe Skroske. Pikturat i kane rezistuar shekujve dhe sot vijne ne kohet tona si monumente kulture te pa mbrojtura dhe te pa promovuara ne sherbim te turizmit dhe te trashegimnise kulturore te vendit tone.
Keto piktura jane nje art i vertete per menyren e pikturimit dhe perdorjen e ngjyrave qe i reziston koherave te gjate .

 



Librazhd City

Librazhd is a town in eastern Albania,capital of the Librazhd District. It has population of appromaxitely 11.027 . Librazhd is nearest town to Shebenik Jabllanice  National Park , for mor information se Librazhd district.
During WW II two batalions of National Liberation Movement  ambushed defeated Third  Reich troops near Librazhd killing over 200 German Soldiers .
Sport 
Librazhd's football (soccer) club is Sopoti Librazhd. KF Sopoti Librazhd was founded in 1948 and its home ground is Sopoti Stadium which seats  3.000 . The team is playing the 2013.. 2014 season in the Albanian second Division.

Friday, February 28, 2014

Ura e Kamares/ Kamare bridge

Veprat e artit që buisin ende në ish rrugen e vjeter te ''Egnatias '' rrezikojnë të zhduken nga agjentët atmosferikë apo edhe nga dora e të papërgjegjshmëve. E vetmja, mes dhjetëra veprave të tilla përgjatë rrjedhjes së Lumit Shkumbin ura e Kamares në Mirakë të rrethit Librazhdit ende gëlon mbi valë nga largësitë e pesë shekujve. Ndërsa të gjithë të tjerat, ose janë shembur e u ka mbetur vetëm themelet, ose janë përpirë nga dallgët e lumit në fjalë, ajo e Mirakës, na prezantohet ashtu siç është ndërtuar, rreth viteve 1600. Objekti, që është deklaruar "Monument kulture" ndodhet rreth 20 kilometra në Verilindje të Elbasanit  pesë kilometra pa arritur në qytetin e Librazhdit, direkt mbi shtratin e lumit të Shkumbinit. Vetë etimologjia e fjalës ura e "Kamares" të lë të kuptosh që një emër i tillë i ka mbetur nga e folura krahinore që në vend të fjalës "dritare", ende përdorin fjalën sinonime "kamare". Për nga struktura ndërtuese, ura në fjalë na paraqitet me pesë "kamare" hapësira, drita, të cilat nuk janë secila të barabarta, por në funksion të relievit mbi lumë dhe llogaritjes së forcës goditëse të dallgëve të lumit. E vendosur mbi pesë qemerë, ndërtuar me gur në ngjyrë gri në të bardhë si vetë përbërja gurore e malit të Murrashit, bazamenti për kalimtarë është ndërtuar me një kalldrëm me gurë lumi të rrumbullakët vendosur horizontalisht me lëvizjen e udhëtarëve. Vendasit e mbajnë mend ashtu siç dhe është sot, por pa parmakët ë gurit rreth një metër të lartë, që janë rrëzuar. "Mbaj mend që rreth viteve 1940 190 ura ka qëndruar përreth 40 ditë nën ujë, pasi lumi Shkumbin atë vit ka ardhur si kurrë ndonjëherë dhe kur ra niveli i ujit, një pjesë e kalldrëmit të urës dhe parmakët nuk ishin më", ka pohuar Muhamed Tola, rreth të 70-ave , banor i fshatit Mirakë. Sipas vendasve, ura nuk ka njohur kurrë restaurime nga shteti, por ata vetë kishin mundur të riparonin pjesët e prishura. Sot, në të kalojnë, jo vetëm kalimtarët, por dhe të gjithë kafshët e punës dhe bagëtitë përtej lumit për në faqen e malit. "Ura e Kamares duhet të jetë ndërtuar rreth viteve 1600, - ka pohuar arkeologu Riza Hysa, pedagog i Arkeologjisë në Universitetin e Elbasanit.Sipas tij, ura mbetet një nyje lidhëse mes dy degëzimeve të rrugës së vjetër "Egnatia", është ndërtuar nga turqit për të komunikuar me qendra tregtare, si Elbasani i asaj kohe dhe duhet të jetë projektuar nga arkitekti shqiptar, Kasem Imari. Edhe pse ajo mbetet një monument kulture, nuk ka njohur kurrë restaurime nga shteti dhe në gjendjen siç është rrezikon të shembet e tëra. "Nga studimet del se "çelësi" që e mban ose që mund të shkatërrohet në pak minuta, mbetet një gur i vetëm që mban gjithë qendrën e rëndesës, por askush nuk e ka përcaktuar se cili mund të jetë ky gur në qemerët e kësaj ure shumë të vjetër". E rreshtuar si e vetmja urë e mbetur nga rruga e Elbasanit edhe në studimin e Valter Shtyllës për rrugët dhe urat e vjetra  te Shqiperise ura e Kamares ka mbetur e një rëndësie historike vetëm në libra, pasi realiteti ndaj saj është treguar shumë "përbuzës". Ndoshta shteti, sa s‘është vonë, mund dhe duhet të hedhë ca "qindarka" mbi këtë vlerë të hershme historike shqiptare.




Saturday, February 22, 2014

Librazhdi

Librazhdi shtrihet ne jug lindje te Shqiperise pergjate lugines se Shkumbinit ne te dya anet e lumit shtrihen fshatrat dhe dy qytetet Librazhd  dhe Prrenjas ne fushen e Domosdoves .
Popullsia sipas anketimit te realizuar ne vitin 2008 eshte 78 230 banore, te ndare ne 11 njesi vendore : dy bashki dhe 9 komuna . Bashkia e Librazhdit ka ne rregjistrat e saj 10 200 banore ndersa bashkia e Prrenjasit  6 300 banore ndersa pjesa tjeter rreth 73 perqind jetoj ne fshat .
Njihen tre zona kryesore ne rrethin e Librazhdit :Pjesa e  Cermenikes, pjesa Polis Hotolisht dhe Berzeshte dhe pjesa e Rrajces e Mokres  (domosdova), ku sipas ketyre ndarjeve ndryshojne dhe traditat ne kulturen,veshjet, artin etj,

Thursday, February 20, 2014