Friday, March 14, 2014

Origjina e Dites se Veres eshte nga Cermenika.!

Origjina e dites se veres fillon qe nga kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Librazhdit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Librazhdit por  edhe me shume ne qytetin e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë.

Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Librazhdit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit te cilen e pastronte ate si dhe nxirrte dhe lante te gjitha teshat e dimrit ne nje burim afer fshatit Kuturman e cila quhet ''Linjat e Zanes''Pasi ajo lante rrobat zbriste ne fushat e Elbasanit per te mbledhur lulet qe kishin filluar te cilnin. E trashëguar brez pas brezi,kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon me shume qytetit te Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por festa e verës, që kremtohet në zonat e Librazhdit por edhe ne qytetin e njohur ndryshe “qyteti në kërthizë të Shqipërisë”, nuk është vetëm për kete zone. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël te cilet shkojne dere per dere per tju uruar dite veren njerezve ne familje te ndryshme ne fshatra me shprehjen '' Tgjet dite verja me shnet '', ata  janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët tregojnë se një natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit, herët në mëngjes, hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë. Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët, zakonisht, e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojëra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë, e gjithe zona urojnë njëri-tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.
Urojme qe kjo tradite tashme qe te mos humbe por te ruhet dhe te promovohet si nje fete pagane me mjaft vlere per komunitetin e ketyre zonave .

No comments:

Post a Comment